Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë -Dibër, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona janë lënduar, prej të cilëve katër fëmijë, në një aksident rrugor që ndodhi në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër. Komunikacioni në drejtimin rrugor Dibër – Mavrovë po zhvillohet me lëshime me radhë të automjeteve.

Sipas informatave të SPB Tetovë, fatkeqësia ndodhi rreth orës 16 kur automjeti motorizues i llojit mercedes me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.Xh. (46) nga Reçica e Madhe është përplasur me automjetin e transportit MAN, të drejtuar nga M.B. (43) nga fshati Çellopek.StrugaLajm

Në fatkeqësi, krahas të mercedesit janë lënduar bashkëshortja e tij E.XH. (36) dhe katër fëmijë të moshës së mitur të cilët ishin në automobil. Fëmijët e lënduar, prej të cilëve njëri më rëndë, janë dërguar në klinikat e Shkupit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...