Aksident i rëndë në Serbi,shuhet një familje e tërë

Afër Ushçës në rrugën midis Kraljevës dhe Rashkës, sot rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përplasur një automjet i ushtrisë serbe dhe një makinë pasagjerësh, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa një është plagosur rëndë, njoftoi policia serbe.

Për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer një vepër të rëndë penale kundër sigurisë së trafikut publik, policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike të Kraljevës, arrestoi shoferin M.V. (54), i cili drejtonte automjetin e ushtrisë së Serbisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë, pas së cilës do të paraqitet me një kallëzim penal në procedurat e mëtejshme në Prokurorinë e Lartë Publike të Kraljevës.

Në aksidentin fatal kanë humbur jetën shoferi dhe pasagjerët në makinën pasagjere D.L. (33), L.L. (10), L.L. (7), M.L. (1) dhe D.K. (27), ndërsa M.L. (32) ka pësuar lëndime të rënda fizike. Mediat serbe shkruajnë se viktimat janë babai dhe tre fëmijët e tij, si dhe një person tjetër femër që ndodhej në automjet, ndërsa nëna po lufton për jetën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...