Aksident i rëndë në Zvicër, shtatë persona të lënduar


Gjatë mëngjesit të së premtes, në autostradën zvicerane A2, në Eich, është shkaktuar një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një maune, një furgon dhe dy vetura udhëtarësh. Me këtë rast janë lëdnuar shtatë persona, informon policia zvicerane, përcjell Shtegu.com.

StrugaLajm

Të premten, më 12 prill 2019, rreth orës 10.20, në autostradën A2 pranë Eich, në drejtim të udhëtimit për në jug, është shkaktuar një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë disa automjete. Për shkak të punës së mirëmbajtjes, korsia e majtë ka qenë e mbyllur para tunelit Eich, ndërsa automjetet janë devijuar në korsinë e djathtë.

Në zonën e drejtimit të trafikut përkohësisht me një korsi, është shkaktuar një aksident. Në te janë përfshirë një maune, një furgon dhe dy vetura udhëtarësh. Me këtë rast janë lënduar shtatë persona, njëri prej të cilëve seriozisht, ndërsa dy të tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta, informon Shtegu.com. Personat e tjerë janë dërguar për kontroll në spital.StrugaLajm

Për përkudesjen e të lënduarve dhe automjeteve, autostrada A2 është dashur të mbyllet në drejtim të jugut, deri rreth orës 13:15. Aksidenti ka krijuar kolonë të gjatë.

Shuma e dëmit material të shkaktuar ende nuk mund të specifikohet. Në disa automjete pjesëmarrëse është shkaktuar dëm total. Shkaku i saktë i aksidentit do të përcaktohet nga policia e Lucernit.

In : Aktuale

Loading...
loading...