Aksident i rëndë , trupi i të ndjerit është bllokuar, intervenojnë zjarrfikësit (FOTO)

Para rreth një ore në aksin rrugor Gradsko-Prilep ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku njëri nga shoferët e ka humbur jetën, njofton Koha.mk. Sipas informatave të policisë, në aksident janë përplasur një Opel Askona pa tabela regjistrimi dhe një Pezho. Identiteti i vozitësit të Askonës ende nuk është vërtetuar, ndërsa me Pezho-n ka qenë 30 vjeçari J.K nga Shkupi. Në aksident pas lëndimeve të renda ka ndërruar jetë vozitësi i Askonës në vendngjarje. Nga MPB informojnë se komunikacioni në këtë drejtim zhvillohet në një korsi, ndërsa trupi i pajetë nga vetura ende nuk është nxjerrë për cka priten ekipet e zjarrfikësve të intervenojnë. (koha.mk)

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...