Dy gra kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale në Zajaz të Kërçovës, përcjell TV21. Viktimat janë nga Tetova. Njëra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetra në autoambulancë, rrugës për spital. Vetura e tipit Golf 4 me targa të Tetovës është përplasur me një furgon të tipit “Mercedes”.
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)