Aksident në Кërçovë mes një veture dhe motori, dy të mitur përfundojnë në spital

Një aksident i rëndl ka ndodhur dje pasdite në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej, me ç’rast nga përplasja e një veture dhe motori katër rrotësh dy të rinj kanë përfunduar në spital.StrugaLajm

“Me datë 17.03.2024 në ora 13:16 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga Sh.M. (31) nga Zvicra, me vendbanim në Kërçovë dhe një motori me katër rrota e drejtuar nga një i mitur nga fshati Mahmudovc i Kërçovës. Pas aksidentit, shoferi i mitur dhe pasagjeri i tij i mitur janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Kërçovës. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Kërçovë”, thekson MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...