Aksident në Ohër, lëndohen dy persona

Dje në orën 11:55 në SPB Ohër është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Zheleznika” dhe “Abas Emin” në Ohër, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Hyundai” me targa të Ohrit, i drejtuar nga L.R. (70) dhe një motoçikletë “BMW” me targa të Ohrit, me drejtues shtetasin D.Gj (21) Ohër.StrugaLajm

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë motoçiklisti D.Gj. dhe shoqëruesja e tij V.S (61) nga Ohri, konfirmuan në Spitalin Special “Shën Erazmo” Ohër.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Ohër.

In : Aktuale

Loading...
loading...