Aksident në qytetin e Strugës policia jep detaje

Më 8 gusht 2024, në orën 19:50, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Partizanska” në Strugë, në të cilin është lënduar një person i mitur.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë me targa strugane ka goditur një vajzë të mitur nga fshati Vejcë, Tetovë. Në aksident vajza e mitur, e cila ishte këmbësore, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Inspektimi është kryer nga një ekip inspektimi nga NJPB- Strugë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...