AKSIDENT NË RRUGËN RAJONALE OHËR-STRUGË, DY PERSONA TË LËNDUAR

Më 22 qershor 2024, në orën 08:00, në SPB Ohër është raportuar se në rrugën rajonale Ohër-Strugë, në vendin e quajtur “Plazhi i Orovnikut “, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë lënduar dy persona.

– Në aksident ka marrë pjesë një automjet i markës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një person 35-vjeçar nga Tetova, i cili ka dalë jashtë rrugës. Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri, një person 32-vjeçar nga Tetova, ndërsa shoferi ka marrë lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimi nga SPB-Ohër ka kryer inspektimin, informojnë nga MPB.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...