Aksident në rrugën Strugë-Ohër

Një aksident i ri ka ndodhur në autostradën në ndërtim të përhershëm drejt Ohrit, afër Spitalit të Eshtrave. Një makinë është përmbysur.

Nuk ka ende informacione për të lënduar. Ky është një tjetër aksident në segmentin rrugor Ohër-Kërçovë, autostradë që është në ndërtim për vite me radhë dhe ende nuk është përfunduar, duke shkaktuar kështu një numër të madh aksidentesh rrugore, disa prej të cilave kanë pasur pasoja fatale.

Shpresa mbetet që qeveria e re të përfundojë këtë projekt që është nisur shumë vite më parë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...