Aktuale
Aksident në Strugë,policia jep detajet
Më datë 23.01.2023 rreth orës 19:30 në Njësinë për Punë të Brendshme Strugë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Marks Engels” dhe “Risto Krle” në Strugë, automjeti i tipit ”Audi” me targa të Strugës, i drejtuar nga 23 vjeçari po nga Struga ka goditur këmbësorët T.Sh, (64) dhe V.Sh.(60), të dy nga Struga. Në aksident T.Sh. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa V.Sh. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo ” në Ohër. Me autorizim të dhënë nga Prokurori Publik, ekipi i Njësisë për Punë të Brendshme Strugë ka kryer kqyrje në vendngjarje . SPB Ohër,Zëdhënëse Merlina Islami