Aksident trafiku në hyrje të Strugës

Në hyrje të Strugës, në rrugën Strugë-Qafë Thanë, në afërsi të degëzimit drejt stadiumit të Vllaznimit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë dy mjete motorike. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rastin, ndërkohë që po orienton trafikun për të shmangur vonesat. Sipas dëshmitarëve okularë, dëmet janë vetëm materiale.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...