Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Makedonski Brod-Prilep.
Sipas MPB-së në vendngjarje ka ndërruar jetë personi B.T. 71 vjeçar nga Prilepi, derisa personi me iniciale M.T ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për kurim në spitalin e Prilepit.
Hetime në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipe të MPB-së.
Aksident tragjik në Maqedoni, një person humb jetën
In :
Aktuale
Loading...
loading...