Aksident tragjik në Zvicër një burrë nga Maqedonia u mbyt gjatë notit

Një aksident tragjik ndodhi në Zvicër pasi një burrë nga Maqedonia u mbyt gjatë notit.

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:00, pasi burri së bashku me një mik tjetër vendosën të notonin në lumin e njohur Aare pranë Bernës. Sipas mediave, dy persona hynë në ujë në zonën e restorantit Fahrlibezli. Për arsye të panjohura, njëri prej tyre ra në telashe dhe përfundoi duke lundruar pa jetë në lumin Aare, njoftojnë nga policia.

Pavarësisht përpjekjeve të ndihmës së shpejtë dhe masave të marra për shpëtim, ai ndërroi jetë pak më vonë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...