Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Thanë.
Në aksident janë përfshirë 4 makina, dy prej të cilave më targa shqiptare dhe dy me targa maqedonase.
Deri më tani nuk ka informacion për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë shqiptare, por ende nuk dihen qartë shkaqet e aksidentit.