Aksident zinxhir në hyrje të Strugës 4 makina përfshihen.

Strugë, 22 Qershor 2024 – Një aksident zinxhir ndodhi sot në hyrje të Strugës në afërsi të terminalit doganor në rrugën Strugë-Dibër, ku katër makina u përplasën njëra me tjetrën. Sipas raportimeve të para, fatmirësisht, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

Ngjarja para pak çastesh, duke shkaktuar trafik të rënduar në zonë. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Të gjitha automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme.StrugaLajm

Policia lokale ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në këtë periudhë kur trafiku është më i dendur. Investigimet e mëtejshme do të zbulojnë shkaqet e sakta të përplasjes së makinava.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...