Aksidentet rrugore, ndodhin më shumë në fundjavë, e marta dita më e sigurt

E marta është dita më e sigurt, ndërsa në fundjavë ndodhin më shumë aksidente rrugore. Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, mesatarisht të martave ndodhin 175 aksidente ndërsa të shtunë e të diel rreth 200.

Rrjedhimisht të martave ka edhe më pak të aksidentuar krahasuar me fundjavat. Në ditën e dytë të javës dëmtohen mesatarisht 233 vetë nga gati 300 në fundjavë.

Bashkëveprimi ndërinstitucional me drejtuesit e automjeteve mund të jetë një zgjidhje për reduktimin e aksidenteve thonë ekspertë të sigurisë rrugore.StrugaLajm

Sa i përket orareve, frekuenca më e lartë e ndodhjes së një aksidenti i përket fashës nga 08:00 e mëngjesit deri në 12:00 të mesditës dhe nga ora 14:00 deri në 17:00 pasdite./a2

In : Aktuale

Loading...
loading...