Aksidentet,155 persona e humbën jetën më 2017 në Maqedoni
Vitin e kaluar 155 njerëz e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni nëpër rrugët e vendit. Prej tyre 150 persona jetën e humbën në 3.918 fatkeqësi të shkaktuara nga gabimi i vozitësit. Në 101 fatkeqësi, ndërkaq, pesë perosna e humbën jetën për gabim të këmbësorit. Më së shumti të vdekur në fatkeqësi ka pasur në korrik të vitit të kaluar, dhe atë të shtuneve, në periudhën prej 12 deri në orën 16.
Sipas statistikës që e kumtoi MPB, në vitin 2017 në Maqedoni kanë ndodhur 4.019 fatkeqësi, në të cilat ka pasur 6.379 të pësuar. Shkak më i shpeshtë i fatkeqësive ishte vozitja e shpejtë, ndërsa më së shumti nga personat që pësuan janë të moshës prej 41 deri 65 vjeç.
Kryeqyteti kryeson në listën ku vitin e kaluar ndodhën 1.652 fatkeqësi komunikacioni në të cilat jetën e humbën 37 persona, ndërkaq pësuan gjithsejt 2.500 pjesëmarrës në komunikacion. Menjëherë pas Shkupit u gjend Shtipi, ku jetën e humbën 30 persona në 321 fatkeqësi. Për fat, në Berovë dhe Krushevë nuk pati të vdekur, por edhe atje ndodhën gjithsejt 10 fatkeqësi komunikacioni.
Dëmi i përgjithshëm material në të gjitha rrugët në Maqedoni paraqet rreth dy milionë euro.