Aksidenti i merr jetën sportistit Arbër Shaqiri

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në aksidentin në të cilin u përfshi një automjet dhe goditi çiklistët sot pasdite në Shkup, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

“Në ora 15:48 është denoncuar se në rrethrotullimin afër Radishanit për në Tetovë ka ndodjhur aksident ku është përfshirë automjet “Mazda” me tabela të Shkupit e drejtuar nga R.R (63) dhe dy çiklistë A.SH i cili ka humbur jetën në vendngjarje dhe A.P i cili ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në urgjencë në spitalin “Nëna Terezë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për momentin ekipet policore po bëjnë këqyerjen e vendit të ngjarjes.StrugaLajm

Pas dokumentimit të rastit, ndaj do të parashtrohen edhe edhe parashtresa adekuate.

In : Aktuale

Loading...
loading...