Aksidenti i rëndë në rrugën Strugë-Ohër,një person raportohet i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe pesë janë lënduar në aksidentin e rëndë trafiku, i cili ka ndodhur sonte, pak para orës 17:00 në rrugën Podmoll-Ohër, në afërsi të Spitalit “Shën Erazmo”.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident kanë marrë pjesë tre automjete “Kia Rio” me targa të Ohrit, me drejtues 57-vjeçarin R.A. nga Ohri, “Audi” me marka të regjistrimit të Strugës, i drejtuar nga 22-vjeçari Sh.P. nga Struga dhe automjeti i pasagjerëve “Polo” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 39-vjeçari G.R. nga Ohri.StrugaLajm

Në vendngjarje ka ndërruar jetë drejtuesi R.A, ndërsa 5 persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Specializuar për Ortopedi dhe Traumatologji dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, njofton MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...