Aksidenti i rëndë,makinat përplasen kokë më kokë në Pogradec

Një aksident i rëndë raportohet pasditen e kësaj të diele në Pogradec. Policia njofton se si rezultat i përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të bërë një vlerësim të situatës. Sakaq, shërbimet e emergjencës janë në gatishmëri dhe po punojnë për të menaxhuar situatën.

“Rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, automjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. B., është përplasur me automjetin tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. R.StrugaLajm

Si pasojë e përplasjes kanë ngelur të dëmtuar drejtuesja e automjetit tip Toyota, si dhe drejtuesi i automjetit tip Hynday dhe një pasagjere në këtë automjet, të cilët ndodhen në spital për mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...