Aksidentohet autobusi me 30 nxënës në Kërçovë

Tridhjetë nxënës janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në rrugën Demir Hisar – Kërçovë. Aksidenti ndodhi kur autobusi me tridhjetë fëmijë u përplas me një furgon, njofton Zhurnal.

“Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë rrugor mes një furgoni me targa të Manastirit, e drejtuar nga S.S (56) nga Krusheva, dhe autobus gjithashtu me targa të Manastirit, në pronësi të një personi juridik, i drejtuar nga Z.S (49) nga Demir Hisari, në të cilin udhëtonin rreth 30 nxënës nga sh.f. “Goce Dellçev” – Demir Hisar”, informojnë nga MPB.

Nga atje shtojnë se gjatë aksidentit më rëndë janë lënduar vozitësi i furgonit, ndërsa më lehtë nxënësit./StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...