Aksidentohet autobusi nga Serbia në Bosnje, ka të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një autobus është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga si pasojë e reshjeve të mëdha të borës që kanë përfshirë Bosnjën.

Lajmin për vdekjen e dy personave e ka konfirmuar drejtoria e Policisë në Trebinje.

Autobusi është rrokullisur në vendin e quajtur Vrtic, në afërsi të Nevsinjes, shkruan ‘Al Jazeera’, transmeton Gazeta Express.

Ky autobus ishte duke bartur pasagjer nga Beogradi në Nevesinje dhe Mostar.StrugaLajm

Përveç këtij aksidenti me fatalitet, në Bosnje janë regjistruar edhe një numër shumë i madh i aksidenteve si pasojë e borës së rënë./GazetaExpress/

In : Rajoni

Loading...
loading...