Aksidentohet familja nga Maqedonia në Librazhd

Katër anëtarë të një familje nga Maqedonia e Veriut mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Librazhd-Elbasan.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Kthesat e Murrashi, ku mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut u përplas me një makinë tjetër.

Drejtuesi i automjetit me targa të Maqedonisë së Veriut si edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të dëmtuar me plagë të lehta.
Ata janë transportuar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...