Aksidentohet në Amerikë familja nga Maqedonia, vdes një grua

Një familje pesëanëtarëshe nga Strumica ka pësuar aksident të rëndë komunikacioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shkaqe ende të panjohura, automjeti i familjes Donev është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga në Nashville në shtetin Tennesee.

Në aksident, ka vdekur Violeta, 41 vjeçare, kurse është lënduar rëndë burri i saj. Tre fëmijët janë lënduar gjithashtu, por lehtë.StrugaLajm

Një aksion humanitar është inicuar në SHBA për të ndihmuar këtë familje.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...