Aksidentohet një makinë me targa të Ohrit në hyrje të Gostivarit

Katër persona janë dërguar në Spitalin e Gostivarit me lëndime që pësuan në një aksident automobilistik që përfshin dy vetura në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Sipas SPB Tetovë, sot rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Gostivar-Kërçovë, në afërsi të guroreve.StrugaLajm

Në aksident u përfshinë dy vetura “Fiat Bravo” me targa të Shkupit dhe “Chevrolet Spark” me targa të Ohrit.StrugaLajm

Katër persona u plagosën, tre nga automjeti “Chevrolet” dhe njëri nga “Fiat Bravo”, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për kujdes mjekësor.

Në vendngjarje kryhet inspektim nga një ekip nga Stacioni Policor Gostivar.

In : Aktuale

Loading...
loading...