Aksidentohet strugania në Ohër

Dje në ora 20:55, në MPB-Ohër është raportuar një aksident në kryqëzimin e bulevardit “Turistika” dhe rrugës “Dejan Vojvoda” në Ohër. Automjeti “Volkswagen Tuareg” me targa të Ohrit, i drejtuar nga një 43-vjeçar nga fshati Leshan, Komuna e Debrcës, ka goditur një grua 43-vjeçare nga Struga.

Gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është trajtuar në Spitalin Special “St. Erazmo” në Ohër. Inspektimin e ka kryer ekipi i SPB-Ohër, njofton MPB.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...