Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, janë përplasur mbrëmjen e sotme me policinë.
Aktivistët po protestonin kudër Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë, në kuadër të minishengenit ballkanik.
VV kishte paralajëmruar prej ditësh protestë kundër Vuçiç, pas retorikës së tij ku mohoi masakrën e Reçakut, një ndër masakrat më të rënda të Serbisë kryer në Kosovë gjatë luftës së 1999.