Aktori i njohur drekon te restoranti i shqiptarit në Zvicër

Aktori hollivudian dhe entuziast i motoçikletave Keanu Reeves, të martën e gostiti vetveten me një picë në një restorant lokal. “Nuk e njoha në fillim”, thotë gastronomi shqiptar Vesel Veseli

Vizitë e famshme në Turbenthalin e qetë: Ylli i Hollivudit Keanu Reeves u ndal të martën në Komunën e Winterthurit në Zvicër. Vizita e aktorit të “John Wick” në Zvicër është e një natyre biznesi: kompania e tij e motoçikletave “Arch Motorcycle” është partnere e Suter Industries. Që nga viti 2017, kompania e ish shoferit të garave MotoGP Eskil Suter ka qenë importuesi i përgjithshëm europian për biçikletat Arch.

Nuk është vizita e parë e Reeves në Zvicër: në vitin 2017 ai vizitoi një restorant në Bütschwil SG për ditën e Shën Valentinit, dhe në vitin 2019 aktori vizitoi panairin e motoçikletave të Cyrihut. Në një intervistë për “20 Minuten”, vetë Reeves tha se e do Zvicrën, transmeton portali Shtegu. “Ka një bukuri dhe hijeshi në Zvicër që e bën atë një vend unik në botë”, thotë Reeves.

“Një djalë krejtësisht normal”StrugaLajm

Pas takimit në Suter Racing, Keanu Reeves bëri një ndalesë të shkurtër në restorantin Landenberg në Turbenthal. Siç thotë gastronomi shqiptar Vesel Veseli, në fillim nuk e ka njohur mysafirin e njohur: “Nuk kam mundur ta paramendoj se në piceri do të dilte befas një yll hollivudian”. Reeves dukej që nuk binte në sy dhe kamarierja e tij nuk e dinte se kujt po i shërbente.

“Ai ishte shumë i rezervuar dhe hëngri një picë qetësisht me grupin e tij – një djalë krejtësisht normal”. Vetëm në fund të ftuarit e tij mënjanë e bënë të vetëdijshëm për faktin se ylli i “John ëick” qëndronte përballë tij. “Në fund ai shfrytëzoi një moment për të bërë një foto, e cila ishte vërtet e mrekullueshme. “Reeves porositi një picë `Suter`”, thotë Veseli. “Ky është një krijim i personalizuar që unë e projektova posaçërisht për Eskil Suter nga ekipi i garave.” Por përbërësit janë sekret. “Duhet të vini dhe ta provoni vetë”, ka përfunduar Veseli.

In : Aktuale

Loading...
loading...