Aktuale
Aktorja Adea Shabani sot varroset në Shkup
![](/wp-content/uploads/2018/04/adea-shabani.jpg)
Aktorja Adea Shabani e cila u gjet e vdekur një muaj pasi u shpall e humbur në SHBA, sot do të varroset në Shkup. Trupi i pa jetë i Adeës, shkupjanja e cila studionte aktrimin në Holivud, arriti në qytetin e saj të lindjes. Ajo do të varroset sot në orën 14 në Butel.
Një muaj pasi u shpall se është zhdukur, aktorja është gjetur e vdekur. Policia dyshon se i dashuri i saj, aktori Kristofer Spoc, është i përzier në vdekjen e saj. Spoc është vetëvrarë një javë para se të gjehet trupi i pa jetë i Adeës.