Alarmante:Vetëm 200 maturantë shqiptarë sivjet në Strugë


Nëse dikur në drejtimet më të kërkuara në të dy shkollat e mesme të Strugës, konkurenca ishte shumë e fortë, ndërmjet nxënësve dhe shumë syresh nuk regjistroheshin në drejtimin e preferuar, sepse kuotat falë interesimit dhe numrit të madh të nxënësve, plotësoheshin prej në afatin e parë. Së fundi ,gjërat kanë ndryshuar dhe janë shkollat që kërkojnë nxënësit, sepse nga viti në vit numri i nxënësve që mbarojnë shkollën fillore reduktohet .

StrugaLajm

Tashmë të dy shkollat e Strugës, duke shfrytëzuar edhe rrjetet dhe median sociale i ftojnë nxënësit të bëhen pjesë e tyre, por sic duket kanë ”harruar” se nxënësit që ata po i presin janë regjistruar në shkollat e vendeve europiane, si rezultata i migrimit të vazhdueshëm të struganëve .Duke shikuar panon e maturantëve në shkollën e mesme ”Dr.Ibrahim Temo” të cilën kjo shkollë e ka afishuar në faqen zyrtare në Facebook konstaton se në gjuhën shqipe edhe pse funksionojnë 6-7 paralele maturën e kanë arritur rreth 90 nxënës shqiptar ,80 në gjuhën maqedonase dhe 8 nxënës në gjuhën turke.Ndërsa, në shkollën profesionale ”Niko Nestor” sivjet maturën e kanë arritur rreth 110 nxënës në gjuhën shqipe dhe 120-deri 130 në gjuhën maqedonase .Në total, Struga sivjet në të dy shkollat e mesme ka nxjerrur rreth 200 maturanë në gjuhën shqipe po aq edhe në gjuhën maqedonase, shifra që nuk duan koment dhe analizë se ku do të jetë Struga pas 10 vjetësh në shumë dimenzione jo vetëm në atë politik por sidomos në atë ekonomik pasoja që tashmë ka filluar ti ndjej tregu i punës.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...