Alarm në Ohër: Vetëm 15 nxënës shqiptarë në klasën e parë, shqiptarët në rënie dramatike

Shkolla e vetme në qytetin e Ohrit “Vellazim-Bashkimi” ku shqiptarët kanë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare ka mbetur me vetëm 15 nxënës të regjistruar në klasën e parë këtë vit shkollor të ndarë në dy klas me 7 dhe 8 nxënës. Sipas informacioneve të marra nga portali Strugalajm në rrugë jo zyrtare, ky është numri më i ulët i nxënësve shqiptarë të regjistruar në qytetin e Ohrit. Regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 ka konfirmuar një rënie të ndjeshme të shqiptarëve në këtë qytet, ku numri i tyre ka zbritur në rreth 1800 banorë, një rënie prej 1000 krahasuar me regjistrimin e vitit 2002, kur numri i shqiptarëve të regjistruar ishte 2800.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...