Alarmante:Në 5 fshatra të Strugës -vetëm 44 nxënës në klasën e parë

Në afatin e parë të regjistrimit në shkollën “Ashim Agushi” në Ladorisht të Strugës, institucion arsimor ku gravitojnë edhe shkollat periferike të Frëngovës, Zagraçanit-Shumit dhe Tefericit, në klasën e parë janë regjistruar 44 nxënës informohet strugalajm.com në rrugë jozyrtare. Në Ladorisht janë regjistruar 20 nxënës, në Frëngovë 4, në Zagraçan dhe Shum 11, dhe në Teferic 9 nxënës. Në shkollën fillore “Ashim Agushi” në Ladorisht, e cila përfshin fshatrat e Ladorishtit, Frëngovës, Zagraçanit, Shumit dhe Teferiçit, në vitin shkollor 2022-23 ishin regjistruar 37 nxënës në klasën e parë, ndërsa në vitin shkollor 2023-24 ishin regjistruar 65 nxënës.

Për vitin shkollor 2024/25, numri i fëmijëve të regjistruar në klasën e parë në shkollën Ashim Agushi dhe shkollat periferike është si më poshtë:

  • Ladorisht: 20 nxënës
  • Teferic: 9 nxënës
  • Zagracan: 11 nxënës
  • Frengove: 4 nxënës

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nga viti në vit shkollat po boshatisen në rajonin e Strugës. Deri në vitet 2000, në klasën e parë në shkollën Ashim Agushi të Ladorishtit, ku gravitojnë edhe shkollat e Frëngovës dhe Zagraçanit, numri i nxënësve ishte dukshëm më i lartë dhe i tejkalonte 200 nxënës. Kjo rënie e numrit të nxënësve tregon një trend të braktisjes së shkollave në këtë rajon si pasojë e migrimit, i cili mund të përkufizohet si ekzod pa droje.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...