Alarmi: Më 1 gusht mbarojnë rezervat e Tokës për vitin 2018

Të mërkurën e 1 Gushtit do të jetë dita e rezervave të Tokës, dita kur popullsia e gjithë planetit ka konsumuar të gjitha burimet tokësore për 2018-n, dhe që nga 1 Gushti do të fillojmë të shfrytëzojmë Tokën mbi kapacitetet e saj.

Organizata ndërkombëtare e kërkimeve “Global Footprint Network” ka llogaritur datën, kur ne kemi konsumiar të gjithë sasinë e frutave, perimeve, mishit, peshkut, ujit dhe drurit që Toka na vë në dispozicion për 365 ditët e vitit.StrugaLajm

Por jo të gjithë popujt kanë të njëjtat zakone, pasi nëse e gjithë popullsia globale od të jetonte si Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duheshin pesë planete Tokë për të përmbushur nevojat. 4.1 nëse të gjithë do kishim stilin e jetesës së australianëve, 3.5 nëse do ishim si koreanojugorët, 3. 3 për rusët, 3 si gjermanët e kështu me radhë.StrugaLajm

86 për qind e banorëve në botë jetojnë në një vend që ka një borxh ekologjik me planetin Tokë. Në frontin e kundërt ka shtete si India, dhe nëse do të jetonim si indianët atëherë burimet natyrore do të ishin më se të mjaftueshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...