Albin Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor.

Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me kryeministrin Kurti për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e për çështje të tjera të rëndësishme, përcjell INA.

Sipas njoftimit nga takimi, shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.StrugaLajm

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike.

Në takim me Kurtin nga koalicioni VLEN ishin: Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, thuhet në njoftim.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...