Albin Kurti, vlerëson librin e Agim Vincës

Janë disa njerëz që i mbaj mend edhe për atë se me cilët njerëz të tjerë më kanë njoftuar. E janë disa të tjerë që ma përkujtojnë njoftimin me autorë të tjerë të vlefshëm. Para shumë viteve, shkrimtari Agim Vinca më pat njoftuar me shkrimtarin francez Romain Gary, përkatësisht romanin e tij “Grahma e fundit”. E, para pak javësh Prof. Agim Vinca erdhi e ma dhuroi librin e tij më të ri “Ditari i Pandemisë – Rrëfime nga Karantina”.

Nga 14 marsi deri më 1 qershor 2020, shënimet e përditshme janë përmbledhur në një rrëfim mbresëlënës letrar e dokumentar (të pabesueshëm sikur të mos e kishim jetuar e përjetuar vetë ne).

Përsiatjet individuale të autorit në kohë izolimi, ndryshimi i detyruar i raporteve dhe rutinave familjare e shoqërore, virusi në politikë e politika me virusin, taksa e reciprociteti, Richard Grenell e Arben Vitia dhe personazhe të tjera, mediet në Kosovë e Shqipëri me polemikat e panumërta (më shumë dërrmuese sesa shterruese), librat shqip dhe të huaj që i ka për qejf autori apo që i rebelohen atij nga përgjumja në kujtesë, … ngjeshin radhët e tekstit 300 faqësh të ditarit 80 ditor nga pranvera 2020 e Kosovës.StrugaLajm

Ka libra që nuk mund t’i lexosh për një ditë. Ka libra që nuk mund të mos i lexosh brenda ditës. I këtillë është “Ditari i Pandemisë” së Agim Vincës. Po e more në dorë dhe e hape faqen e parë, s’e shqet dot nga dora deri në faqen e fundit.StrugaLajm

Shpresoj që Prof. Agimi po vazhdon të mbajë shënime, jo vetëm pse pandemia po vazhdon.

In : Aktuale

Loading...
loading...