BLENDI PETROL
Aktuale

Albin Kurti zgjidhet kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

Albin Kurti është rizgjedh në krye të Lëvizjes Vetëvendosje!. Në zgjedhjet e sotme për kryetar partie, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98 për qind të votave.

Sipas njoftimit të Vetëvendosjes në Facebook, kandidati i vetëm për kryetar Albin Kurti ka marrë 98.82 për qind të votave. Kundër tij ishin 0.61% kurse 0.57% e anëtarëve abstenuan. Vota të pavlefshme ishin 0.26%.

Njoftimi i plotë i VV’së në Facebook:

Shpallen rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme
Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.
Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:
PËR: 98.82%
KUNDËR: 0.61%
ABSTENIM: 0.57%
TË PAVLEFSHME: 0.26%
Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës. I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Prishtinë, 21 janar 2017
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button