Albnor Kaba futbollistit ambiciozë nga Ohri i hapen dyert te Shkëndija

Ekipi i grupmoshave U-17 i KF Shkëndija nga Tetova ka zhvilluar dy ndeshje miqësore këtë javë, një kundër KF Shkupit(0:0) dhe tjetra kundër KF Kumanovës(1:1), dhe në kuadër të saj ka pasur futbollistin e talentuar nga Ohri Albnor Kaba, për ti dhënë mundësi që të jetë pjesë e ekipit në të ardhmen.

Në të dyja ndeshjet Albnori ka bindur drejtuesit dhe trajnerin për të qëndruar në Tetovë vitet e ardhshme si një talent premtues! Ai tregoj një maturi dhe diciplinë të lartë sportive në fushë kurse shtatlartësia dhe forma e tij fizike, e bëri mbrojtjen pothuajse të pakalueshme!

Menaxheri Bajram Lika ngeli më se i kënaqur dhe ishte ai i cili këmbënguli që Albnori ti shërbejë „kuq e zinjve“ tetovarë nga fillimi i sezonit 2019/2020!

„Që në minutat e para që pash Albnorin në fushë, e kuptova dhe thash me vete se Albnori do jetë shumë gjatë në Tetovë, ku e pret një karrierë e gjatë futbollistike. Ai është një talent dhe luftarak i mençur në fushë. Më impresionon ky djalë“ – ka shprehur Bajram Lika – apo siç njihet në opinion – “ Zhuti“.

Trajneri Burhan Emrullai aktivizoj Albnorin 180 minuta në dy ndeshje, duke fituar besimin e plot.StrugaLajm

„Me Albnorin në fushë, më duket se kundërshtarët duhet të thyejnë një mur të lartë dhe të fortë për të arritur deri te goli. Albnori i jep më shumë siguri ekipit, kurse qetësia e tij maksimale në fushë është një armë shumë e fortë“ – përfundon Burhan Emrullai.

Duke filluar nga ky sezon Albnori është“ kuqezi“ i KF Shkëndijës nga Tetova, ku do të aktivizohet për grupmoshat U-17.

Ndryshe ai bën pjesë edhe në përzgjedhësit e grupmoshave U-17 të Kombëtares Shqiptare në rajonin e Elbasanit.

In : Aktuale

Loading...
loading...