Albulena Lita zgjidhet kryetare e forumi të gruas të Alternativës në Strugë

U themeluan dy forume të gruas të Alternativës: në Strugë dhe në Ohër

Në vazhdën e aktiviteteve për themelimin e forumeve të gruas të Alternativës, sot në Strugë u themeluan edhe dy forume të gruas, për Strugë dhe për Ohër.
Për kryetare të Forumit të Gruas të Alternativës për Strugë u zgjodh Albulena Lita – e diplomuar për administratë-biznesi, aktualisht drejtore e Muzeut të Strugës, ndërsa kryetare e Forumit të Gruas të Alternativës për Ohër u zgjodh Desdemona Dauti – menaxhere e sigurisë, aktualisht e punësuar në Fondin Pensional në Ohër.
Pas pjesës formale, e cila u hap nga kryetari i degës së Alternativës në Strugë, Geni Qyra, grave të pranishme iu drejtua edhe nënkryetari i Alternativës përgjegjës për zonën e 5-të, Dr. Arben Labënishti, nënkryetarja përgjegjëse për Forumin e Gruas, deputetja Safije Sadiki Shaini, Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi, dhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Zeqirija Ibrahimi.
Në takim ishin të pranishme edhe gratë nga Forumi i Gruas në Resnjë, si dhe dy aktivistet vullnetare për themelimin e forumeve të grave, Arlinda Gjakova dhe Senka Nuhiu Qafleshi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...