BLENDI PETROL
AktualeStruge

Aleanca e Strugës reagon për debatet rreth partisë

Aleanca për Shqiptarët në Strugë është një nga degët më të konsoliduara dhe unike të Aleancës, me anëtarësi të vendosur për realizimin e qëllimeve të saj. Çdo tendencë e jashtme për të pasqyruar diçka të ndryshme nga kjo e vlerësojmë si dashakeqe. Mendimet ndryshe ekzistojnë në çdo subjekt politik modern, por të njëjtat artikulohen dhe debatohen brenda strukturave tona. Debatet që zhvillohen jashtë strukturave nga intelektualë, gazetarë apo analistë i vlerësojmë si të dobishme për demokracinë në përgjithësi dhe i çmojmë si të tilla përderisa nuk ndikojnë në unitetin brenda subjektit tonë politik.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button