Aleanca e Strugës:”Rrugët e Maqedonisë” dhe Komuna e Strugës të dalin urgjentisht në terren ,rrugët të papastruara

Agjencia për Rrugë Shtetërore, Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë dhe Komuna e Strugës të dalin urgjentisht në terren. Rrugët brenda qytetit dhe fshatrave përreth janë të rrezikshme për qarkullim shkaku i temperaturave të ulëta dhe për arsye se nuk është hedhur kripë e rërë nga kompetentët.
Alarmante është situata në rrugën Strugë – Dibër, ku qytetarët, pjesëmarrësit në komunikacion në çdo moment rrezikohen nga rrugët e rrëshqitshme. Asnjë gram rërë apo kripë nuk është hedhur deri tani.
Qytetarë të nderuar, bëni kujdes. Ruajeni veten sepse institucionet kompetente nuk kanë kohë e nuk janë të aftë për t’iu dalur në ndihmë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...