Shkup, 11 nëntor, Vota e përmbajtur e Maqedonisë ndaj pranimit të Kosovës në Shoqatën evropiane të rrjetit energjetik ENTSO, e ka pamundësuar Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të Kosovës.
Abstenimi i Maqedonisë ndaj Kosovës, në ENTSO, tregon se Maqedonia nuk e ka me gjithë mend njohjen e Pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, dhe në rastin në fjalë, vota abstenim, ka plotësuar vetëm dëshirën e Sërbisë dhe të presidentit Aleksandër Vuciqit. Vota abstenim e Maqedonisë ndaj Kosovës për në ENTSO, nxjer në pah edhe vendimarrjen politike në qeverinë e RM, duke mos e përfillur ose informuar BDI-në për një proces të tillë.
Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që ta tërheq votën përmbajtur, ndaj Kosovës në ENTSO, ndërsa BDI si pjesë e koalicionit qeverisës të mbaj përgjegjësi politike, dhe ti kërkojë falje Qeverisë së Kosovës, që nuk ka takat politik, të ndikojë në vendimarrje të tilla politike, sepse luan rolin e statistit në Qeveri, duke aprovuar cdo vendim të LSDM, sic është edhe rasti në fjalë, thuhet kështu në reagimin e Aleancës për shqiptarët.