BLENDI PETROL
Aktuale

Aleanca për Shqiptarët akuzon Qeverinë për ndarje jo proporcionale të mjeteve

Aleanca për Shqiptarët ka drejtuar akuza kah Qeveria e Maqedonisë për ndarje jo proporcionale të mjeteve buxhetore, duke bërë edhe pyetje publike ministrave se sa mjete janë destinuar për komunat shqiptare.

Këto akuza u drejtuan përmes një konference për media e cila u thirr me rastin e paralajmërimeve të Qeverisë së RM më saktë të zv. Kryeministrit për çështje ekonomike Koco Angjushev i cili prezantoi disa investime direkte të huaja me vlerë prej 235 milion euro, si dhe deklaratat e Ministrit për lidhje dhe transport z. Goran Sugarevkit i cili paralajmëroi një projekt prej 47 milion eurosh për fillimin e rrugës Shtip-Radovish, si dhe informoi opinionin se për se në pjesën e Maqedonisë Juglindore do të investohet për rrugë dhe mirëmbajtje në të ardhmen përafërsisht 320 milion euro me para të buxhetit të Maqedonisë dhe të taksapaguesve te saj.

“Në princip mirëpresim investimet, megjithatë ne si subjekt politik kemi dilemat tona për destinimin e këtyre parave, sepse ka qenë praktikë e deritanishme që paratë nga investimet e huaja dhe nga buxheti i RM nuk janë ndarë në formë proporcionale andaj: Me këtë mund të konstatojmë se vazhdon thellimi i hendekut socioekonomik në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, vazhdon trajtimi i shqiptarëve vetëm si burim i financimit dhe assesi si konsumues i mjeteve buxhetore, ndërsa roli i BDI vazhdon të ngelet “statik” në Qeveri, dukë aprovuar çdo projekt jo proporcional të LSDM-së njëjte si në kohën e VMRO-së pa fuqi politike, për të inkorporuar projekte që do të ishin në interes edhe të shqiptarëve, në rastin konkret për të krijuar mundësi strategjike, zhvillimore dhe ekonomike edhe me Kosovën dhe Shqipërinë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button