LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Aleanca për Shqiptarët “fortë” në Qeveri, ja detajet?

Aleanca për Shqiptarët do të mbetet pjesë e qeverisjes me LSDM dhe se kjo ka ardhur pas takimit të krerëve të këtyre dy partive, ku janë tejkaluar tensionet e ngritura gjatë fushatës zgjedhore.

Siç meson INA, në takimin midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të ASH është biseduar për të gjitha çështjet e hapura dhe se Sela ka bërë të ditur se angazhimi i tyre do të jetë aktiv në realizimin e programit të ASH në kuadër të reformave, që është përcaktim i qeverisjes së re.

Përveç kësaj Sela i ka përsëritur Zaevit qëndrimet se në zgjedhje janë shkelur rekomandimet e Pribesë si dhe janë bërë lëshime të tjera, që nuk duhet të përsëriten. Në këtë takim është biseduar edhe për detaje të tjera për funksionimin e qeverisjes si dhe miratimin e shpejtë të Ligjit për gjuhët.

Ndërkohë, ASH brenda pak ditëve do të nominojë edhe emrin e ministrit të ri të shëndetësisë, pasi që Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit.

Nga ana tjetër, me këtë siç mësohet shuhen shpresat që PDSH të bëhet pjesë e Qeverisë. Siç mësohet kjo parti kishte shprehur gatishmërinë për tu bërë pjesë e koalicionit qeverisës, nëse shkon ASH. Përveç kësaj ASH do të ruajë bashkëpunimin me Lëvizjen BESA.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button