Aleanca për Shqiptarët nuk ka komentuar qëndrimin e shprehur nga kryeministri Zoran Zaev, i cili ka theksuar se nuk ka arritur që të gjejë marrëveshjen me kreun e kësaj partie, Ziadin Sela dhe se ai sot ka dërguar në Kuvend listën me propozimet për ministra dhe për një zv/ministër.
Nga ASH nuk kanë dashur të komentojnë për INA deklaratën e Zaevit lidhur me qeverinë, pasi që sipas tyre të dielën vendimi do të jepet nga Kuvendi Qendror.