ALEANCA pro rrugëtimit si të barabartë drejt NATO dhe BE

ALEANCA PËR SHQIPTARËT do të përpiqet që rrugëtimi drejt NATO dhe BE të jetë rrugëtim i palëve tē barabarta dhe jo në kurriz vetëm të shqiptarve!

Referendumi qenka konsultativ gjë që nënkupton se pavarësisht rezultatit të tij, çështja do të këthehet përsëri në kuvend dhe do të kërkohet konsenzus, që i bie se pa rënë dakord Vmro dhe Lsdm kjo çështje nuk kalon. Parashtrohet pyetja ç’është ky referendum, pse e votuan ata që e votuan? Logjika e thjeshtë të çon të mendosh se është një lojë e rradhës e kësaj qeverie për të bërë një aventurë politike të rradhës me buxhetin e qytetarve dhe duke u fshehur pas brohoritjeve të mëdha NATO dhe BE të dalin në terren për të takuar votuesit e tyre gjë që pa pasur një kamuflim të këtillë nuk takojnë dot as strukturat e lëre më votuesin e thjeshtë. ALEANCA PËR SHQIPTARËT vazhdon të ruaj konzistencën e sajë në qëndrimet politike ashtu si deri më tani, ashtu si veproi edhe në momentet vendimtare kur me 3 votat e saja ishte faktor vendimtar për të këthyer vendin nga rruga çorre pro Rusisë nga e kishin orjentua partneret e regjimit të kaluar Vmro-Bdi, në rrugën drejt NATO dhe BE por kuptohen do të përpiqet që ky rrugëtim të bëhet si bashkërrugëtim i palëve të barabarta dhe jo vetëm në kurriz të shqiptarve.
Remzi Mehmedi- Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...