Aleanca: Urojmë që kandidati i BDI-së për president të jetë shqiptar!

Aleanca për Shqiptarët ka komentuar vendimin e sontëm të BDI-së për të garuar me kandidat të saj në zgjedhjet presidenciale.

“Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar.
Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idene e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfiden që Kryetari i ASH-së z.Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu perballur me Ju”, thekson Aleanca për Shqiptarët.StrugaLajm

Nga deklarata e kësaj partie më tej thuhet se “Meqë është pranuar kjo sfidë, urojnë që të pranohet edhe tjetra për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...