Ali Ahmeti: 18 vite e them që nëse i humbi zgjedhjet dorëhiqem. Të tjerët e thonë këtë por nuk japin dorëheqje

Lideri i BDI -së Ali Ahmeti në emisionin debativ në Klan Maqedoni ka folur për shumë çështje të rëndësishme politike në Maqedoni dhe jo vetëm informon Tetova sot.

I pyetur se në rast të dështimit të zgjedhjeve dhe në rast se e humbisni primatin e partisë më të madhe shqiptare ,Ahmeti u përgjigj se me rëndësi është që mos humbin shqiptarët.

“Unë që 18 vjet që e jap të njëjtën përgjigje që nëse i humbi zgjedhjet unë jap dorëheqje.18 vite e përsëris këtë por të tjerët thonë se do japin dorëheqje ndërsa asnjëri nuk dorëhiqet” theksoi Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...