Ali Ahmeti: Ja raportet me Zaevin, BESËN dhe PDSH-në?

Në pyetjen se si është komunikimi me kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e koalicionit qeveritar, i pari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ky komunikim është i rregullt dhe i mirë, transmeton Medial.mk.

“Kemi komunikim të rregullt, bashkëpunim të mirë, ndajmë mendime të përbashkëta për gjitha situatat në vend, pra janë në kuadër të normalitetit dhe është një komunikim i mirë”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt” në Alsat-M.

Ai mes tjerash ka folur edhe për raportet me BESËN dhe PDSH-në, tanimë pjesë të koalicionit qeveritar.

“Sigurisht se ka qenë i mirëpritur angazhimi i tyre, kemi ndarë mendime se duhet të rritet shumica në Kuvend për këto procese, pra me rëndësi ka qenë që edhe partritë tjera shqiptare të kyçen në procese, sa janë këto të rëndësishme për partinë tonë aq janë edhe të rëndëisshme këto procese edhe për PDSH-në dhe e kemi përshëndetur këtë”, ka thënë Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...