Ali Ahmeti: Jam i zhgënjyer që nuk erdhën kryetarët e partive tjera në takim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti është bojkotuar nga liderët e gjitha partive parlamentare shqiptare, në takimin e thirrur sot prej tij në hotelin Park në Shkup.

Pas takimit, Ahmeti shprehi keqardhje dhe tha se është i zhgënjyer që liderët e partive tjera nuk kanë ardhur “në këtë ditë historike, për të marë përgjegjësi”.

Ahmeti edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij dhe të BDI-së se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është përmbyllur në pjesën normative, duke numëruar si rezultate Ligjin për gjuhën, ministrin e mbrojtjes, kryetarin e Parlamentit, e kështu me radhë.StrugaLajm

I pyetur për bisedimet me LSDM-në dhe për çështjen e kryeministrit shqiptar, kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partie politike që përfaqëson ai nuk do të veprojë me eufori dhe folklorizëm dhe se do të veprohet në të mirën e vendit.StrugaLajm

“Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe për derisa është i vetëdijshëm për misionin për zhvillimet, BDI nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin mma të mirë që do ti shërbejnë vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...